Rëndohet situata te Rana e Hedhun, flakët i afrohen hoteleve

452
Përkeqësohet situata e flakëve në malin e Shëngjinit, ku që prej mëngjesit ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht flakët po i afrohen hoteleve në plazhin Rana e Hedhun, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Edhe pse emergjencat civile u aktivizuan duke hedhur ujë nga ajri, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.
Ekipit të zjarrfikësve të Lezhës iu bashkuan edhe kolegë nga Laçi e Shkodra. Flakët u përhapën nga një vatër zjarri e izoluar prej dy ditësh. Vendi ku janë aktivizuar sërish flakët ka qenë përdorur më parë si një poligon qitjesh nga ushtria. Për këtë aty janë dëgjuar edhe shpërthime, që mësa duket kanë ndihmuar edhe përhapjen e flakëve. Prefekti i Qarkut ka kërkuar ndihmë nga italia për mjete të sofistikuara zjarrëfikëse nga ajri.
Sigal