Rëndohet bilanci, shkon në 44 numri i viktimave të tërmetit

423
Sigal

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sipas informacioneve viktima është Sotiraq Mishaj, nga qyteti i Korçës, por operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende në rrënojat e familjes Lala në Durrës.

Ndërkohë mësohet se ka përfunduar operacioni i forcave të armatosura dhe zjarrëfikëseve në pallatin pranë Kryqit të Kuq në Durrës.

Po ashtu më herët nga Ministria e Mbrojtjes u njoftua se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetë trupat e pajetë të 22 personave. Aktualisht numri total i viktimave ka të tërmetit ka shkuar në 44 persona. Ndersa numri i të plagosurve është rreth 750. Numri i të shpëtuarve është 47.