Rëndë drejt Tiranës, si u masakrua i riu sot në Dibër. Disa të shoqëruar në polici, autorët…

592
Sigal

Nje djale i ri eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende. Ai u dergua nga Dibra ne Tirane me helikopter per ndihme me te specializuar ne spitalin e Traumes.

Sipas njoftimit te policise, ai eshte qelluar nga dy persona te cilet jane vene ne kerkim.

Informacion paraprak

Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, banues në Dibër dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin  ngjarjes.