Rektori Qarri godet avokatin Kujtim Cakrani

129
Mediat kanë raportuar një lajm që bën me dije se Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri është goditur me grusht nga avokati i njohur Kujtim Cakrani. Në të vërtetë ngjarja është krejt tjetër, ka pasur një goditje nga Rektori Qarri në drejtim të avokatiti Cakrani. Incidenti është provokuar nga vetë rektori Qarri, i cili është denoncuar publikisht për shkeljet dhe skandalet e shumta në këtë institucion universitar. Rektori ka shfrytëzuar një ceremoni të presidencës për nderimin e disa figurave të rëndësishme në qytetin e Vlorës duke fyer në sy të të pranishmëve avokatin Cakrani. Sipas pronocimit të avokatit Kujtim Cakrani për një televizion lokal dhe “Telegraf” ka qenë rektori Qarri që e ka goditur. 
Sipas tij “Universiteti i Vlorës është kthyer në një ‘pashallëk’ ku fondet e institucionit janë shpërdoruar nën mburojën e konferencave apo “seminareve” në disa vende europiane, madje edhe në SHBA. Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, në vitin 2013 bashkëshortja e rektorit Qarri me fondet e universitetit ka udhëtuar 9 herë jashtë vendit, me një qëndrim total 60 ditë, ndërsa në 2014 udhëtoi jashtë vendit 8 herë me një qëndrim prej 58 ditësh. Po me paratë e universitetit rektori Qarri në 2013 ka udhëtuar jashtë vendit 5 herë me një qëndrim prej 41 ditësh dhe në 2014 ka udhëtuar dhe qëndruar në SHBA 4 herë me një qëndrim prej 30 ditësh. Më 9 prill 2012 rektori me bashkëshorten ka udhëtuar në SHBA për 20 ditë dhe në 15maj 2013, ai udhëtoi në SHBA si fitues i Lotarisë Amerikane, ndërsa paratë i mori nga fondet e universitetit. Udhëtime të faktuar në SHBA janë gjithashtu më 31 mars 2014, 10 prill 2014, 31.08.2014, etj. Por abuzimet dhe shpërdorimet e detyrës Rektori Qarri i ka kthyer në sistem. 
Sipas denoncimeve në portale të ndryshme, për tu punësuar në Universitetin e Vlorës duhet të paguash 7 deri në 10 mijë euro, kriteret e përcaktuara në ligj nuk merren parasysh, punësimet bëhen në një fshehtësi totale që do t’ia kishte zilinë edhe sigurimi i shtetit, regjistrohen studentë në programin e studimit Master në vitin e dytë, pa përfunduar të parin. Nepotizmi, lidhjet familjare dhe shoqërore kanë zënë vendin e meritokracisë. Sipas verifikimeve prej vitit 2011 e deri sot, Rektori Qarri, jo vetëm personalisht, por edhe familjarisht, kryesisht me bashkëshorten Flora Qarri, pedagoge në këtë universitet (por së bashku edhe me fëmijët e tyre), kanë udhëtuar dhjetëra herë për në SHBA me fondet e Universitetit. Pikërisht ky begraund abuzues që është bërë publik prej avokatit Kujtim Cakrani, ka qenë edhe shkaku i vërtetë i përplasjes së dy personave.