Rekrutonte luftëtarë drejt Sirisë, ekstradohet për në Itali shqiptari Alban Elezi

416
Zyra e Interpo Tirana ka ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë Alban Elezin 38 vjeç nga Kavaja. Ekstradimi i Elezit u bë për llogari të drejtësisë italiane pasi Gjykata e Breshias ka lëshuar një urdhër arresti për Elezin me akuzën se ka lidhje me një organizatë.
Procedimi penal ne Itali ka filluar ne lidhje me një organizate kriminale terroriste e cila rekrutonte luftëtare ne një grup terrorist te quajtur“Islamik State”. Ne veçanti, hetimet proaktive të kryera kanë verifikuar përpjekjet për rekrutimin me qëllime terrorizmi në nivel ndërkombëtar, të një personi me shtetësi italiane ose Tuniziane me banim në Itali. 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë tonë i shtetasit Alban Elezi.
Sigal