Refuzoi të lidhej me të, 23-vjeçari nga Fieri vret studenten

642
Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja me iniciale A.M nga Fieri, e cila u qëllua me armë zjarr pasditen e sotme nga një djalë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 23-vjeçari me iniciale A.B nga Fieri, pasi ka qëlluar në drejtim të vajzës, ka qëlluar edhe veten.
Vrasja ndodhi përballë spitalit ‘Nënë Tereza’, ku edhe pse të dy u dërguan në spital, fatkeqësisht e reja ka humbur jetën, ndërsa djali është në gjendje të rëndë.
Nga informacioni paraprak i policisë, mësohet se ngjarja ka pas si motiv refuzimin që vajza i ka bërë 23-vjeçarit për të pasur një lidhje me të.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.
Njoftimi i policisë:
Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.
Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.
Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes


Sigal