Reformim? Kryemadhi: Rama ta nisi nga kryeministria, një Zot e di se ç’bëjnë 600 persona!

564
Fushata elektorale e PS-së qe e fokusuar tek fakti se administrata dhe agjencitë shtetërore do të spastroheshin nga elementët korruptivë dhe ajo që Rama quante “tepsi”.
Por sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi institucioni i parë që duhet të shkurtojë punonjësit është ai ku punon kryeministri Rama. Kryemadhi është shprehur gjatë një interviste në emisionin 5 pyetje me Babaramon, se në kohën e Sali Berishës punonin në kryeministri rreth 120 persona.
Por tanimë, nën drejtimin e Ramës punojnë mbi 600 persona, një numër që sipas Monika Kryemadhit vetëm një Zot mund ta shpjegojë.
Si i vlerësoni shkurtimet në administratë, shkrirjen e drejtorive?
Kryemadhi: Ai duhet të shkurtojë në Kryeministri njëherë. Nga 118 veta që kanë qenë në kohën e doktorit, ky e ka me 600 punonjës tani. Ka nja 480 vajza të reja, por se çfarë bëjnë një zot e di dhe që fillojnë me rroga. Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar është Kryeministria.
Kryemadhi ka vënë në dukje gjithashtu një aspekt, atë të “shkurtimit” të disa figurave të rëndësishme në PS, të cilët janë ndryshuar nga deputetë të kthyer në ministra, por të panjohur për shqiptarët. Sipas kryetares së LSI-së, këto largime kanë një arsye nga prapa.
“A i përdori, Sajmir Tahiri, Mimi Kodhelin, Taulant Ballën… ku janë sot?! Ka një lloj sistemimi apo një lloj kohezioni në lidhje me punën, ka një meritokraci… smund të vish nga rruga dhe të bëhesh ministër. Kjo është një mënyrë që do ta përdori për të larguar njerëzit e vet nga administrata.”-tha Kryemadhi.
Sigal