Reagime për vrasjen e Cukut, Nishani kërkon gjetjen e autorëve

436
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani reagoi për vrasjen e ish –drejtorit të policisë së Vlorës, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të tij dhe duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Në mesazhin e tij kreu i shtetit thekson se Artan Cuku karakterizohej nga profesionalizmi i rrallë, vitaliteti i pashtershëm dhe lufta pa kompromis kundër kriminalitetit dhe shkelësve të ligjit. Presidenti e dënon ashpërsisht e me krimin, duke e quajtur akt të shëmtuar barbar e mafioz dhe u kërkon nga agjencitë ligjzbatuese që të punojnë pa pushim e të zbulojnë sa më parë autorët e pashpirt të këtij krimi, për t’i vendosur ata para drejtësisë në mënyrë që të marrin dënimin e merituar!”
Një krim i shëmtuar, një vrasje me sfond shtetëror”, shkruan ish kryeministri Berisha.
“Duke shprehur ngushëllimet e mia familjes së të ndjeri Artan Cuku, dënoj me ashpërsi të madhe këtë krim të shëmtuar me sfond shtetëror dhe i bëj thirrje prokurorisë të hetoje dhe të bëjë çdo përpjekje për identifikimin e autoreve si dhe sfondin shtetëror të kësaj vrasje për shkak të detyrës”.
Ish kreu i qeverise shkruan se në fund të vitit 2013 Artan Cukun e larguan nga drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës për interesa të trafiqeve të tij dhe klanit të tij duke e lënë si hakmarrje në duart e trafikanteve, krimineleve me të cilët ai ishte përballur në zbatim të ligjit.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti atë si vrasje të tipit mafioz. 
Sigal