Rafineri heroine në Parma, dënohen me gati 30 vjet burg shqiptarët

53
Gjykata Italiane ka marrë dje vendimin e dënimit për të gjithë shqiptarët e arrestuar pak kohë më parë me akuzën e krijimit të një rafinerie heroine e të një qëndre tregtimi të saj në lagjen Spip të qytetit të Parmës.
Shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare me një aktivitet milionar në prodhimin e lëndëve narkotike në sasira mjaft të mëdha e tretimin e tyre në të githë territorin italian. Operacioni i policisë në tetorin e viit 2014, i koduar “Prerja” coi në arrestimin e 10 italianëve me profesionin ushtarakë e 7 shqiptarë.
Gjykata Italiane me një gjykim të shkurtuar ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg, 34 vjecarin Artur Bregu, i konsideruar si truri i organizatës kriminale e që administronte cdo fazë të aktivitetit të saj që nga makieritë e përdorura për prodhimin e heroinës, seleksionimin e dozimin e saj, tregtimin në territorin italian, si dhe importimin e lëndëve narkotike nga Europa Lindore drejt Italisë.
Shqiptarët Gëzim Hasa e Denis Tfili të konsideruar si kimistët e grupit janë dënuar me 5 vjet burg e 16 mijë euro gjobë ndaj shtetit italian.
Marcello Panariti, korrieri i organizatës i arrestuar më 100 kg drogë në automjetim me të cilin udhëtonte është dënuar me 4 vjet burg e 14 mijë euro gjobë.
Po me 4 vjet heqje lirie janë dënuar Ded Bajraktari e Velino Koroveshi, ndërsa Bledar Brahimi është dënuar me 2 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë.
Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i drejtuar nga kryegjykatësja Paola Artusi.