Ra nga humnera në lumë, përcillet sot për në banesën e fundit polici në Kosovë

551
Do të përcillet sot për në banesën e fundit punonjësi i policisë Armend Trena, i cili humbi jetën pasi ra bashkë me kolegun e tij nga humnera në lumë. Mediat kosovare raportojnë varrimi do të bëhet sot në orën 16:00 në fshatin Begracë, komuna e Kaçanikut.
Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi ranë në lumin Lepenc më 28 prill, teksa po udhëtonin me makinën zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanit. Trupi i Malsor Dashit u gjet para 5 ditësh, ndërsa trupi i Armend Trenës u gjet gjatë ditës së djeshme.
Trupi i Trenës u gjet dje 6 km larg vendit të aksidentit.
Sigal