Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 38-vjeçari në Vlorë

479
Një 38-vjecar në qytetin e Vlorës ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, rreth 1:00 në lagjen ‘Ujë i ftohtë’.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi i ndjeri F.L ka ndërhyrë në kabull elektrik.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal