Ra në dashuri me një femër tjetër, 20 vjeçarja hidhet nga pallati

414
Sigal

Dashuria duket se është bërë shkak për një tjetër vetëvrasje në Tiranë. Këtë herë, dashuria e një vajze për një femër. Një 20­-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e pallatit pranë zonës së “21 dhjetorit” në Tiranë. Sipas të dhënave të para shkak është bërë dashuria për një vajzë, e cila nuk i përgjigjej ndjenjës së 20­vjecares. Ndonëse nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes së regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet, burime për median, se viktima para se t’i jepte fund jetës kishte lënë një letër sqaruese. Në letër thuhet se viktima vendosi t’i jepte fund jetës për dashurinë e pakthyer.