Qytetari dorëzon portofolin e gjetur, polici vjedh lekët

433
Një qytetar dorëzon në polici portofolin e gjetur në rrugë, ndërsa policët që e marrin në dorëzim vjedhin paratë që ndodhen në të. Kjo ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014 me një patrullë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Dy efektivët nuk kanë dokumentuar marrjen në dorëzim të një portofoli që ishte gjetur nga një qytetar dhe më pas, njëri prej tyre, ka vjedhur shumën prej 10 mijë lekësh të rinj që gjendeshin në të. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tyre duke i shpallur fajtorë. I pandehuri Agim Vraja u dënua me 9 muaj burg për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Kolegu i tij i patrullës, i pandehuri Lorenc Mataj, u dënua me 6 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”. Dy policët e pandehur përfituan uljen e një të tretës së këtij dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar. 
Sigal