Qytetari anonim i ‘spiunon’ te Komisariati Dixhital, policia ‘i kap mat’ dy shpërndarësit e drogës

707
Dy shpërndarës të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në një lokal në Shkodër, një ditë pas denoncimit që i bëri një qytetar anonim në portalin e Komisariatit Dixhital.
Në pranga janë vënë shtetasit Hidisen Dervishi, 24 vjeç, dhe Rei Besho, 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit policia iu gjetën të fshehura tre qese plasmasi me kanabis të fshehura në një çantë.
“Më datë 07.04.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë i shtetasit Hidisen Dervishi, 24 vjeç, dhe Rei Besho, 19 vjeç, të dy banues në Shkodër. Arrestimi u bë pasi më datën 06.04.2018, ora 17:34 në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar anonim, se në një lokal këto shtetas shpërndanin lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen ‘Vasil Shanto’, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit e lartëpërmendur, ku dhe nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa ku rezultuan me peshe 8 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.
Sigal