Qytetarët i paguajnë faturat e dritave, 91- vjeçarja: Shteti më braktisi

432
Pas rreth dy muajsh ndërprerje, energjia elektrike u rikthye sërish në banesën e 91-¬vjeçares, Barbulla Pepës, në fshatin Fang të Mirditës. Pas publikimit të këtij rasti një ditë më parë, ka ardhur edhe reagimi i njerëzve të thjeshtë të cilët janë ndërgjegjësuar për rastin e kësaj të moshuare e cila jeton në kushte ekstreme ekonomike dhe për bukën e gojës. Ka qenë një biznesmen nga Tirana i cili sapo ka parë gjendjen ekonomike të sajë ka kontribuar që asaj ti rikthehet energjia elektrike.

Gjatë paradites së të mërkurës janë marrë të gjitha faturat e papaguara të energjisë elektrike që kishte 91¬-vjeçarja dhe janë paguar. Shuma e tyre ka qenë në vlerën e 35 mijë lekëve të reja. Pasi janë likuiduar të gjitha faturat punonjësit e OSHEE¬-së kanë ndërhyrë, duke i rikthyer energjinë elektrike 91¬-vjeçares. Gjithashtu, falë kontributit të njerëzve të thjeshte janë mundësuar edhe disa ushqime dhe veshmbathje. 91¬-vjeçarja Barbulla Pepa ka falënderuar të gjithë atë që e kanë ndihmuar, duke deklaruar se kjo ndihmë që i është dhënë e ka lehtësuar sadopak në problemin që ajo ka. “Atë çfarë po bëjnë këto njerëz duhet ta kishte bërë shteti me kohë. Deri tani askush nga zyrtaret nuk ka ardhur për ta parë gjendjen ku unë jetoj dhe kjo është e pafalshme, pasi unë jetoj e braktisur dhe nuk kam asnjë mbështetje”, u shpreh Barbulla Pepa.

E moshuara jeton në një dhomë në kushte ekstreme ekonomike, duke vuajtur për bukën e gojës. Ky realitet i heshtur nuk është shumë larg qytetit të Lezhës apo dhe Mirditës, por ndonëse janë në dijeni të këtij fakti asnjë nga zyrtarët e shtetit nuk i ka ardhur në ndihmë, ndonëse e kanë detyrim ligjor kujdesen për njerëz të tillë. Të vetmit që po i vinë në ndihmë kësaj gruaje janë njerëzit zemërgjerë të cilët kanë bërë të ditur se edhe në ditët në vijim do të sigurojnë ndihma për 91¬vjeçaren.
Sigal