Qytet Studenti, policia ndalon 2 të rinj, refuzuan kontrollin duke qëlluar me grushta

407
Pak pasi ka kaluar mesnata e së hënës, policia në qytetin Studenti është konfliktuar me dy të rinj, që e kanë kundërshtuar.

Të rinjtë nga 19 vjeç secili, banues në rrugën “Gramoz Pashko”, qëndronin pranë godinës nr.16 dhe policia i ka ndaluar për t’i kontrolluar, por ata jo vetëm e kanë kundërshtuar patrullën, por edhe e kanë qëlluar me grusht.

Në këto rrethana, policia i ka ndaluar të dy dhe i ka shoqëruar për në Komisariatin e Policisë nr.1. 
Sigal