Qëlluan me leva efektivët e policisë, arrestohen 4 të rinjtë në Shkodër

456
Katër të rinj në Shkodër kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi kanë qëlluar me leva dhe sende të forta punonjësit e policisë së Shkodrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Perash”, ku mesnatën e së hënës, rreth orës 00.50, disa të rinj po shqetësonin banorët. Dy patrulla të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe teksa u kanë kërkuar 4 të rinjve dokumentet e identifikimit, janë sulmuar prej tyre me mjete të forta. Për pasojë mbetën të plagosur lehtë 3 efektivët dhe njëri nga autorët e konfliktit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Menjëherë në ndihmë të efektivëve të dëmtuar kanë shkuar forca të tjera, të cilët shoqëruan në komisariat 4 të rinjtë, Stjuart Smakaj, vjeç 18, Nikola Curgu, vjeç 20, Noel Bajrami, vjeç 19 dhe Albert Merturi, vjeç 28, të katërt banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, 20 vjeçarit Noel bajrami, iu gjet edhe një armë e ftohtë thikë që mbante në xhup. Të arrestuarit akuzohen për “prishje të qetësisë publike”, “kundërshtimi me dhunë në bashkëpunim i punonjësit të rendit” dhe “ mbajtje e armëve të ftohta”.
Sigal