Qëlluan me armë për Vitin e Ri, familjarët e tre kushërinjve Lika: Po i bëni djemtë padrejtësisht kriminelë

563
Tre kushërinjtë Alban, Ernis dhe Arbër Lika kanë dalë në seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Ata u ndaluan nga policia në 2 janar, pasi dyshohet se pak minuta pas ndërrimit të viteve kanë qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit. Po në atë kohë, në Kurbin mbeti i vrarë 16-vjeçari Klejdi Gjeta. Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të parë fishekzjarrët, por disa minuta më pas është gjetur nga familjarët e tij, i vrarë me plumb në kokë.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kurbin kanë qenë të pranishëm familjarët e tre kushërinjve Lika. Ata kanë reaguar për situatën e krijuar, duke akuzuar mediat dhe policinë se po tentojnë të manipulojnë publikun, pasi dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
“Po i bëni djemtë padrejtësisht kriminelë, mediat dhe policia po manipulojnë”, thanë ata.
Sigal