Qëlluan me armë ndaj 3 personave, arrestohen 2 të rinj

494
Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme dy djem të rinj, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër pasi dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave të tjerë me qëllim për t’i vrarë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se më datë 11 shtator u bë ndalimi i shtetasve Igli Muhameti, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Drejtim i mjetit pa leje drejtimi”, si i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Po ashtu, policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe shtetasi Amarildo Muharremi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sigal