Qëllon veten me plumb në kokë, ja letra që la 59-vjeçari

454
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, ku një burrë 59 vjeç ka tentuar të vrasë veten duket e qëlluar me plumb në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ai është dërguar për një trajtim më të specializuar në Tiranë, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.
Pranë vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur një letër, ku ai shpjegon për familjarët e tij arsyen se pse kishte vendosur të vriste veten.
Letra e zbardhur 
”Prej kohesh gjendja ime psikologjike nuk me le te jetoj i qete. Jam shume i renduar dhe me mire te shkoj ne boten tjeter sepse po behem barre per te gjithe ! Kur te lexoni letren sdua te fajesoni askend ! As familjen time as femijet e mi! Ata nuk kane faj per asgje! Kam vendosur vet dhe fajtori jam un! Me falni per cdo shqetesim familja ime e shenjte! Me falni per kete qe po i bej edhe vetes por eshte me e mira per mua! “
Sigal