Qëllon për vdekje motrën një vjeçe, babai rrëfen ngjarjen

80
Policia ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë ndodhur të mërkurën, ku djali 4 vjeçar vrau motrën e tij vetëm një vjeç. Arma me të cilën luante djali ishte e mbushur nga i ati, pasi kohët e fundit kishte pasur probleme me vjedhjet në zonë. 
Ai e kishte lënë armën e mbushur në dhomën ku ndodheshin fëmijët, e ndërsa djali e ka shkrepur pa e ditur rrezikun që do i kanosej. “Armën e kisha lënë të mbushur, pasi kohët e fundit kishim pasur probleme me vjedhjet në zonë”. Keshtu është shprehur G.Karafilaj, babai i vajzës 1 vjeçare që u vra me çifte nga vëllai vetëm 4 vjeç. 
Djali 4 vjeçar, duke luajtur me armën e zjarrit që kishte lënë shkujdesur i ati, vrau motrën e tij vetëm 1 vjeçe. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në banesën e shtetasit G. Karafilaj. Sipas Policisë, vëllai 4 vjeçar, duke luajtur me çiften e të atit, aksidentalisht ka qëlluar motrën e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen. 
Sipas të dhënave nga hetimi paraprak për ngjarjen, i zoti i shtëpisë, G. Karafilaj, ka pastruar armën çifte, të cilën e ka pasur me leje dhe më pas e ka lënë në dhomën ku ishin edhe fëmijët. 
Ai ka kaluar vetëm për pak momente në dhomën tjetër të shtëpisë me bashkëshorten, kur ndodhi ngjarja. Sipas Policisë, djali 4 vjeçar me inicialet G. K., ka tentuar të luajë me armën që ishte lënë në këmbë te tavolina e televizorit. Babai i të miturve është marrë në pyetje dhe ai ka deklaruar se armën e kishte lënë të mbushur, pasi kohët e fundit kishin pasur probleme me vjedhjet në zonë.