Qëllon mjekun me levë…s’i ndalon policisë, e bllokojnë në Thumanë

417
KURBIN – Një 26-vjeçar i dënuar më parë në Itali për vjedhje banesash u arrestua nga policia pasi goditi me levë mjekun në spitalin e Laçit pas një konflikti që patën mes tyre. Blutë e Kurbinit vunë në pranga 26-vjeçarin Ergys Prelaj i cili dhunoi mjekun me inicialet N.G duke i shkaktuar dëmtime të lehta në dorë dhe në kokë. 
Menjëherë pas goditjes së mjekut, 26-vjeçari nga Kurbini është larguar me makinën e tij tip Renault, me targë AA917EM në drejtim të Mamurrasit, të cilën e drejtonte pa patentë. Po ashtu, Ergys Prelaj nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, ndërsa më tej u bllokua në Thumanë-Krujë.
Sigal