Qëllon me armë vëllezërit e tij për paratë e persekutimit politik

461
Policia e Dibrës ka mundur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Ushtelenxë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Veli Zebi nga kati i dytë i banesës së tij ka qëlluar mbi dy vëllezërit, B.N dhe M.N, nga Durrësit, të cilët po lëviznin në këmbë para shtëpisë së tij.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shaku i konfliktit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me mos ndarjen në mënyrë të drejtë të lekëve të përfituara si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga Zebi. Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe 115 copë fishekë luftarak. 48-vjeçari Zebi u arrestua nga policia.
Sigal