Qëllon me armë për të shpëtuar fëmijën nga pitbulli, policia nis procedim penal

384
Në oborrin e Sanatoriumit, në Tiranë dy ditë më parë u dëgjuan të shtëna armësh, që alarmuan pacientët. Menjëherë personeli i spitali lajmëroi policinë. Pas mbërritjes së uniformave blu, u zbulua se të plumbat u qëlluan nga një 40 vjeçar që punonte në një kompani të ruajtjes dhe sigurisë fizike. Ai i tregoi policisë se sapo zbriti nga makina bashkë me djalin 6 vjeçar, fëmijës iu sul një qen pitbull. Situata ka qenë e vështirë dhe e vetmja zgjidhje që i mbetej ishte të qëllonte në ajër me pistoletë për të larguar qenin. 40 vjeçari shpëtoi fëmijën por humbi vendin e punës dhe ndaj tij ka nisur një procedim penal, raporton Panorama. Ai u denoncua për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga personeli i spitalit. Pavarësisht deklaratave se nuk kishte mënyrë tjetër për ta shpëtuar të birin nga qeni, 40 vjeçarit iu sekuestrua arma e shërbimit dhe do të përballet me akuzën e “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.
Sigal