Qëllohet në hyrje të Shkodrës, vritet me 2 plumba 51-vjeçari

426
Rreth nje vit me pare mundi t’i shpetonte nje atentati me arme, por kete radhe plumbat i kane marre jeten Xhabir Sheges. 51-vjecari u ekzekutua kete mbremje ne oborrin e baneses se tij ne hyrje te qytetit te Shkodres. Shega fillimisht u transportua ne spitalin e qytetit te Shkodres por nuk mundi te dale gjalle nga reanimacioni si pasoje e plageve te renda nga te dy plumba ne pjesen e kraharorit. 
Sipas policise, dyshohet qe autori te kete qene ne nje largesi te konsiderueshme me objektivin e atentatit, ndaj dyshimet jane qe te behet fjale per nje ekzekutim me snajper. Ne fakt e njejta metode eshte perdorur edhe ne gusht te 2014-es per te eliminuar fizikisht Xhabir Shegen, por qellimi i atentatoreve nuk u arrit pasi 51-vjecari mbeti i plagosur lehte. Ne ate kohe banesa e Sheges u qellua me snajper nga Kalaja e Rozafes, ku mbeti i plagosur rende ne oborrin e shtepise Sadetin Lohja dhe u lendua lehte Xhabir Shega.
Familja Shega ka qene edhe here te tjera objektiv i sulmeve me armë zjarri pasi edhe me 6 Qershor te 2014-es në lagjen e “Bahcallekut” mbeti i vrarë një person dhe u plagosen dy të tjerë, ndërsa autorët e krimit tentuan të ekzekutonin Nezir Shegen. 
Mësohet gjithashtu se Shega është djali i tezes së zëvendëspresidentit të Vllaznisë Isuf Isufi.
Sigal