Qarkullonte me 214 km/h në Tiranë-Durrës, ndalohet

522
Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një drejtues mjeti mëngjesin e ditës së hënë pasi qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, konkretisht me 214 km/h, matur me Radar.
Tre patrulla policie janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta bllokojnë atë.
Sipas policisë, në përfundim të procedurave, duke përfshirë dhe testin e alkoolit, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit dhe u dërgua në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.
Sigal