Pushuesi 59-vjeçar mbytet te plazhi i Shkëmbit të Kavajës, dyshohet se pësoi infarkt

102
Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme teksa lahej në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës. 59-vjeçari Telhad Hasani nga Dibra e Madhe, dyshohet se ka pësuar infarkt teksa lahej në det. Pushuesit aty pranë kanë nxituar t’i vijnë në ndihmë 59-vjeçarit, por pavarësisht ndihmës së parë ka qenë i pamundur shpëtimi i tij. Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetohet për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.