Pushimet tragjike të 16-vjeçarit shqiptar, përplaset për vdekje nga makina duke kaluar rrugën

528
Sigal

Mediat italiane njoftojnë se një adoleshent shqiptarë, 16 vjeçarë, ka gjetur vdekjen dy ditë më parë nga aksidenti rrugor në Ischia të Italisë. Sipas këtyre raportimeve James Veismaili, ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një grua që drejtonte automjetin në mënyrë të papërgjegjshme.

Dëshmitarët thonë se drejtuesja e mjetit injte një femër e cila ka tentuar që të shmangë aksidentin, duke dalë nga rruga por nuk ka mundur. Adoleshenti shqiptarë kishte shkuar me pushime tek motra e ti vetëmj për dy javë.

Në detajet që japin mediat italiane për këtë aksident tragjik, thuhet se drejtuesja e mjetit është përplasur edhe me një automjet tjetër, të parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur. Më pas gruaja e shtetësisë italiane rreth të 40-ve është shoqëruar në spital nga policia, në gjendje të rëndë psikologjike.

“Jeta e tij u pre në mes vetëm në disa momente të tmerrshme. Në timonin e makinës, një Peugeot, ishte një grua me inicialet S.C që banon në Ischia Porto, e cila tashmë në vitin 2012 kishte pèrplasur për vdekje një karabinier”, shkruajnë mediat vendase.