Pushimet e rrezikshme të çiftit shqiptar, kapen me 40.000 euro drogë

Çifti shqiptar kanë menduar t’i shtojnë doza të larta rreziku pushimeve të tyre. Dy shqiptarë, burrë e grua, janë arrestuar së fundmi në Venecia të Italisë pasi janë kapur me 400 gr kokainë.
Çifti, mashkulli 47 ndërsa femra 39 vjeçe, kishin ardhur nga Franca në Itali. Ata udhëtonin me një makinë me targa italiane, që ishte në pronësi të një tjetër shqiptari, me precedentë penalë, raportojnë mediat lokale.
Pasi u ndaluan për një kontroll nga policia, çifti tha se ishin në Venecia për pushime romantike, megjithatë raportohet se u shfaqën të shqetësuar. Atyre iu gjet sasia e kokainës dhe 6.450 euro, që u sekuestruan.
Siç raportojnë mediat lokale, nëse do të shitej, droga do të gjeneronte rreth 40.000 euro. Çifti është dërguar në burgjet e Venecias, “Santa Maria Maggiore” e “Giudeça”, në dispozicion të autoritetit gjyqësor.