Pushime në Ksamil, turistja polake ‘arratiset’ pa paguar lekët e hotelit

489
Një rast i çuditshëm ka ndodhur në qytetin e Sarandës në fund të këtij sezoni veror. Një turiste polake e cila kaloi pushimet në plazhin e Ksamilit është larguar nga Shqipëria pa paguar paratë e hotelit ku qëndronte.

Policia njofton se 30-vjeçarja M.V ka bërë kallzim duke denoncuar rastin në fjalë.

“Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh” shkruhet në njoftimin e policisë.
Sigal