Punonjësit e Bashkisë së Tiranës, gjejnë 4 qese me fishekë në një pusetë afër “Brrylit”

384
Aksioni për pastrimin e qytetit nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka bërë që ditën e sotme ata të zbulojnë katër qese me fishekë të fshehur brenda në një pusetë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “Brrylit” në kryeqytet. Menjëherë punonjësit e Bashkisë kanë njoftuar uniformat blu. Bëhet fjalë për 4 qese me fishekë kallashnikovi të cilat ishin fshehur në pusetë. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen
Sigal