Punëtorin shqiptar e gjen halli në majë të shtyllës, i moshuari grek i drejton armën dhe e qëllon

528
Një punëtor shqiptar ka shkuar për të kryer detyrën e tij, prerjen e energjisë elektrike për banesën e një të moshuari grek i cili sipas të dhënave nuk paguante faturën e dritave.
E teksa ka hipur në shtyllë për të prerë furnizimin me energji të shtëpisë së 60 vjeçarit grek, është ndeshur me një surprizë të pakëndshme.
I moshuari ka dalë nga shtëpia dhe i ka drejtuar armën, duke e kërcënuar se nëse nuk risjell energjinë elektrike do ta qëllojë me armë.
Shqiptarit i është dashur të qëndrojë përrreth 25 minuta i varur në shtyllë, teksa poshtë tij i drejtohej një armë dhe i vinin kërcënime për jetën.
Madje në një moment i moshuari ka qëlluar dhe plumbi ka kapur shtyllën, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e punëtorit shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në qytetin Pilos të Greqisë. Me ardhjen e forcave policore dhe ndalimin e 60 vjeçarit grek, ky i fundit është justifikuar duke thënë se nuk kishte për qëllim të vriste shqiptarin. Ai më pas ka pranuar se ishte në gjëndje të rënduar psikologjike dhe se prej kohësh nuk paguante faturat e energjisë.
Sigal