Pukë, shpërthim tritoli pranë HEC-it të Gjegjanit

458
Gjatë orëve të natës, ka ndodhur një shpërthim me tritol në HEC-in e Gjegjanit në Pukë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se tritoli në HEC u vendos nga dy persona të maskuar. Dy autorët kishin kapur rojen e HEC-it dhe e kishin lidhur 600 metra larg vendit ku vendosën tritolin. Ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj ngjarje. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Dy ditë më parë, një shtylle të tensionit të lartë në Kukës iu vendos gjithashtu tritol, duke shkaktuar dëme materiale.
Sigal