Pukë, përfshihet nga zjarri kurora me pisha, dyshohet i qëllimshëm

431
Një zjarr ka përfshirë kurorën me pisha në qytetin e Pukës. Mësohet se zjarri është aktivizuar rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka minimizuar dëmet.
Ende nuk dihet sipërfaqja me pisha që është djegur dhe shkaqet. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa është neutralizuar plotësisht.
Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Sigal