Pukë, dhunohet elektricisti, transportohet me helikopter drejt Tiranës

556
Një elektricist i OSHEE është goditur këtë pasdite teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvin të Njësisë Administrative Iballë. Bajram Hyseni me profesion elektricist pranë OSHEE Pukë kishte udhëtuar mëngjesin e kësaj të marte drejt zonës së thellë veriore. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur së punonjësi i OSHEE ishte në një familje ku po lexonte matësin elektrik kur është goditur barbarisht. Si pasojë e goditjeve me mjete të forta Bajram Hyseni ka pësuar dëmtime serioze.

Autoritetet lokale të shëndetësisë kërkuan ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin që ka dhunuar barbarisht elektricistin. Sipas bluve ai është shtetasi Pjetër Gjergji, i cili e ka qëlluar elektricistin në gjendje të dehur. Policia ka rrethuar zonën ku fshihet autori deri në arrestimin e tij.
Sigal