Pukë, asgjësohen 600 rrënjë bimë narkotike, në pranga dy persona

436
Uniformat blu në Pukë në sajë të operacioneve antikanabsbis kanë asgjësuar rreth 600 rrënjë kanabis sativa. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bimët ishin mbjellë në tre parcela në fshatin Karmë. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Roland Mhilli, 25 vjeç, banues në Pukë dhe Klodjan Mhilli, 19 vjeç, banues në Pukë.
Arrestimi i tyre u bë pasi , në vendin e quajtur “Shllin”, të fshatit Karmë, në Pukë është kapur në flagrancë shtetasi Roland Mhilli brenda në parcelë të kultivuar me bimë te dyshuar narkotike si ajo e Canabis Sattiva, duke punuar e ujitur këto bimë. 
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tyre është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Tip Pistolet TT, pa numër të identifikuar ,me tetë fishekë e një karikatore, dhe një sasi lëndë narkotike e thatë (boçe) me peshë 970 gr. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , për veprën penale“Prodhim dhe shitja e narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Sigal