Pukë, asgjesohen 20 mijë rrënjë kanabis

451
Parcela të tëra droga u identifikuan dhe u asgjësuan në masivet pyjore të qytetit të Pukës. Blutë e Pukës në bashkëpunim me ata të Shkodrës të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mësohet se kanë asgjësuar rreth 20 mijë rrënjë kanabis sativa. Aksionet u përqendruan në zonat e Njësive Administrative Qelëz e Luf Qerret të bashkisë Pukë. Në fshatin Levrushk në afërsi të Liqenit të Fierzës blutë e qytetit verior kanë zbuluar 10 mijë rrënjë Kanabis.
Ndërkohë në fshatin Dush të Luf Qerretit Policia identifikoi një tjetër parcele më 5400 rrënjë Kanabis Sativa. Lënda narkotike behet e ditur nga burime policore se ishte kultivuar pran një banesë në një tokë bujqësore. Kanabis Sativa masivisht, Policia duket se ka zbuluar edhe në zonën e Karmës pranë Komanit, ku janë zbuluar dhe asgjësuar 7200 rrënjë Kanabis. Në disa nga parcelat lënda narkotike ishte nga ajo me cikël pjekje 45 ditor.
Policia e Shtetit ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me zhvillimin e këtyre operacioneve, ndërsa bëhet e ditur se hetimet lidhur me operacionin më të madh antidrogë në zonën e Pukës po vijojnë ende, teksa burime nga Policia bëjnë të ditur se janë shoqëruar disa persona në cilësinë e të dyshuarve si kultivues.
Sigal