Pse më pe të dashurën?! Shqiptari qëllon me armë zjarri marokenin

433
Një shikim ndaj të dashurës ka bërë që një shqiptar, i cili jeton në Itali të qëllojë më armë zjarri një maroken. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një bar në via Emilia në Alseno, në provincën e Piacenzas. Shqiptari ka qenë bashkë me të dashurën e tij dhe pas disa minutash ka nisur të debatojë me marokenin, me arsye se pse ai pa partneren e tij.
Xhelozia e shqiptarit ka kaluar çdo kufi duke bërë që të qëllojë me armë zjarri marokenin. Ai është plagosur me një plumb në këmbë.
Sipas mediave italiane shqiptari, pasi është konfliktuar me marokenin është larguar për disa minuata për të marrë armën dhe më pas është kthyer për ta qëlluar atë.
Edhe pse policia ka mbërritur në vendngjarje nuk ka mundur dot të arrestojë 29-vjeçarin shqiptar , pasi ai është larguar me makinën e tij së bashku me të dashurën.
Ndërkohë, i riu maroken është transportuar për në spital.
Sigal