Prrenjas, aksidentohet furgoni me 13 pasagjerë, 2 të vdekur, 3 në gjendje të rëndë

509
Sigal

PERRENJAS- Ndërsa në Tiranë përfaqësues të shoqatave të furgonave po zhvillojnë një protestë, në Përrenjas në rrugën nacionale Përenjas-Librazhd një mjet taksi 8+1 ka dalë nga rruga. Nga vendi i ngjarjes mësohet se në furgonë janë 13 pasagjerë, ku disa janë plagosur.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e madhe” në Përrenjas reth orës 12:00.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy ambulanca për të transferuar të plagosurit, drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerë, në spital për të marrë ndihmën e parë. Mkrobuzi i linjës Tiranë- Strugë, 21 vendësh ka dalë nga rruga në vendin e quajtur  “Ura e madhe” dhe është përplasur me një shtyllë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy ambulanca si dhe një grup hetimor po punon për mbledhjen e provave materiale. Njëri prej të plagosurve rëndë është B.K nga Tirana, i cili është dhe drejtuesi i mjetit. Nga dëshmitarët mësohet se furgoni është përplasur me një shtyllë dhe ka bërë 3-4 salto.