Provon bombolën me shkrepëse, i vë flakën byrektores pranë gjimnazit “Partizani”

387
Një bombol gazi shpërtheu në një byrektore pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë mëngjesin e sotëm. Mësohet se nga forca e shpërthimit ka pasur dëmtime të konsiderueshme në dyqan por dhe xhama të pallateve pranë por nuk ka të lënduar. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve të cilat ishin të mëdha, ndërkohë që pesë inspektorë të Inspektoriatit Shtetëtor Teknik Industrial kryen verifikimin e kushteve në të cilat ishte vënë në punë bombola e gazit. Inspektorët deklaruan se shpërthimi erdhi si pasojë e keqopërdorimit të bombolës së gazit. Për ta provuar nëse e kishte montuar mirë bombolën pronari kishte përdorur shkrepësen, duke shkaktuar dhe shpërthimin. Në dyqan ndodheshin 3 bombola të koaluduara me të gjitha elementet e sigurisë dhe të kolauduara me afat deri 2020. Dy prej tyre ishin boshe ndërsa njëra e mbushur. “Këtë të fundit është përpjekur ta vendosë në pune por në momentin që ka tentuar ta instalojë vetë, duke mos patur ekspertizën teknike të nevojshme, si një person i pa çertifikuar, për të kryer një veprim të tillë. Në këtë situate, konstatuan inspektorët, nga rrjedhja në ambient të pa ajrosur mirë është krijuar përqëndrim gazi dhe në momentin kur është vendosur ndezësi ka krijuar flakë të medha. Vetë subjekti përdorues pohon që provën nëse bombula është montuar mire apo jo, e ka bërë me shkrepëse,veprim ky i cili është kategorikisht i ndaluar. Prova e montimit bëhet me shkumë nëse ka rrjedhje apo jo dhe jo me flake. Ky veprim i subjektit ka bërë të mundur eksplozionin. Ndërkaq subjekti e kishte manualin e përdorimit por nuk e ka marrë në konsideratë” sqaron ISHTI
Sigal