Provokoi fqinjin me makinë, i shkrehu kallashnikovin në oborr, arrestohet 35-vjeçari që po kërkonte sherr

452
Një shkodran 54-vjeçar nga fshati Bërdicë është kërcënuar dje nga një bashkëfshatar më i ri në moshë, Anton Preçi, me të cilin ka pasur konflikte të vazhdueshme. Ky i fundi i ka zënë rrugën me makinë dhe më pas ka shprehur edhe kallashnikovin para shtëpisë së fqinjit N.D. dhe është larguar.

Policia e Shkodrës njoftoi se pas konflikteve që kishin pasur, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, Anton Preçi i ka ndërprerë me qëllim rrugën me makinën e tij Wolksvagen me targa AA730MH, bashkëfshatarit N.D, 54 vjeç, që po udhëtonte me makinën e tij,“Fiat” me targa AA373 EK.

Pas kësaj, Preçi është larguar dhe ka shkuar përpara banesës së N. D dhe ka qëlluar në ajër me kallashnikov.

Për parandalimin e përshkallzimit të këtij konflikti, Policia është vënë në ndjekje të Preçit dhe e ka arrestuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Anton Preçi akuzohet tani për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sigal