Protesta/ Shkon në 14 numri i të plagosurve, mes tyre edhe kreu i policisë së Kukësit (Emri)

565
Ka shkuar në 14 numri i punonjësve të policisë të plagosur pas përleshjeve me qytetarët në “Rrugën e Kombit”. Të plagosurit janë 12 punonjës të FNSH dhe një oficer i qarkullimit. Mësohet se mes të plagosurve është edhe drejtori i policisë së Kukësit Perlat Vatoci, i cili është goditur me gurë dhe mjete të forta. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Raportoi se me heret se i plagosur ka mbetur edhe Komisar Adem Visha, efektiv i Sektorit të qarkullimit rrugor, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Po kështu raportohet se janë plagosur me sende të forta 12 policë të FNSH dhe po marrin mjekim.
Protesta kundër taksës së rrugës nisi e qetë paraditen e sotme por më pas u përshkallëzua me dhunë e përleshje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Raportohet se edhe më herët se pati të plagosur dhe një ambulancë ka qenë në vendin e ngjarjes.
Sigal