Protesta/ Procedohet këngëtari Robert Aliaj dhe 24 të tjerë

551
Sigal

Pas protestës së studentëve Policia ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.

Zyrtarisht mësohet se më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
1. Edmond Tupe,
2. Robert Aliaj,
3. Altin Goxhaj,
4. Mirela Ruko,
5. Klodian Leka,
6. Estela Nazarko,
7. Xhuljano Bregasi,
8. Henri Fero,
9. Liri Guci,
10. Gentian Doci,
11. Malbor Duka,
12. Nehbi Bushaj,
13. Klajdi Bello,

14. Redi Muci,
15. Luan Myrtaj,
16. Erdi Bërxulli,
17. Agron Pepaj,
18. Migen Qiraxhi,
19. Bledar Hysa,
20. Adriatik Lapaj.

Raportohet se janë proceduar edhe aktivistët politikë

21. Gaetano Doci (LSI)
22. Andrea Gjini (LSI)
23. Kristina Tona (FRPD)

Si dhe dy protestues të tjerë.

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se pop punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.