Protesta për lirimin e të arrestuarve, tensionohet situata para Drejtorisë së Policisë

576
Tensionet situata para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku protestuesit kanë nisur të irritohen, ndërsa bërtasin me tone të larta, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve. ‘Nuk jemi kriminelë, lironi të arrestuarit’, shprehen protestuesit.
Raportohet se disa prej qytetarëve iu drejtuan punonjësve të policisë, që këta të fundit të hiqnin uniformën dhe të bashkoheshin me ta në protestë.
Kujtojmë që prej dy ditësh qytetarë, përfaqësues të shoqërisë po protestojnë tek Drejtoria e Policisë për lirimin e 23 te arrestuarve.
Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë.
Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.
Sigal