Protesta në Himarë, ndalohet një banor, tentoi t’i vinte flakën autobotit të gazit

517
Policia ka ndaluar sot një prej banorëve protestues në Himarë, pasi tentoi që t’i vinte zjarrin një autoboti me gaz, me qëllim që të parandalohej shembja e banesave. Në aksionin në fjalë, ku do të shemben 24 banesa, ishin të pranishme 163 forca policore si dhe 10 janë grupe të FNSH-së.
Lidhur me zbatimin e vendimit për prishjen e disa objekteve në kuadër të Projektit ”Rikualifikimi urban në Spille-Himarë”, i cili është duke u zhvilluar, bëjmë me dije se : Në mbështetje të organeve ligjzbatuese (IKMT-së) të cilat marrin pjesë në shembjen e disa objekteve lidhur me Planin Rregullues në Himarë, për funksionimin dhe garantimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë aksion janë në gatishmëri të plotë rreth 163 forca policore. Ndër këto forca, 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera Policore prej DVP.Vlorë, prej Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.
Aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte. Në ambientet Policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shemben objektet. Policia e DVP.Vlorë së bashku me Grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen sa më të qetë dhe pa probleme për shmangien e çdo të papriture si edhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal deri në përfundim të aksionit !
Sigal