Protesta e dhunshme në Kukës, nesër masa e sigurisë për 23 të arrestuarit

587
23 qytetarët që janë arrestuar para tri ditësh pasi morën pjesë në protestën e dhunshme në Kukës, kundër taksës për Rrugën e Kombit, pritet t’u caktohet masa e sigurisë ditën e nesërme. Masa do të komunikohet nga Gjykata e Kukësit, pasi nesër mbushen edhe 72 orë nga prangosja e protestuesit, të cilët u transferuan pardje në Tiranë.
Mësohet se dosja e personave të arrestuar ka mbërritur pranë Gjykatës që prej ditës së djeshme. Ndërkohë, 13 persona janë shpallur në kërkim.
Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë.
Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.
Sigal