Protesta/6 efektivë të plagosur, policia: Distancohuni nga dhuna

579
Sigal

Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e banorëve të Unazës së Re përballë Parlamentit, e cila është shoqëruar me dhunë dhe përplasje me punonjësit e policisë. Protestuar kanë carë për disa momente gardhin e efektiveve dhe kanë tentuar të futen brenda Parlamentit.

Policia bën me dije se 6 punonjës të policisë janë lënduar si pasojë e mjete të forta dhe piroteknike të hedhura nga policinë. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

Policia i bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah. Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”- thotë policia.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri