Prostitucion dhe dhunë në familje, dy të dënuar sillen nga Greqia. Ja emrat

465
Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të dy personave të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Dhuna në familje”.

Konkretisht:
Në Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, Artan Prenga, 39 vjeç, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim.

Po dje në Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi Ajet Kariçi, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sigal