Propozoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD, Selami: Ç’më tha Basha

481
Në një konferencë për shtyp kandidati për kreun e ri të PD-së, Eduard Selami deklaroi se kjo garë është brenda familjes.
Mes të tjerash ai tha se i kishte propozuar Bashës që zgjedhjet të shtyheshin për në shtator, por ky i fundit nuk kishte pranuar.

“U takova me Bashën dhe biseda ka për qëllim për të bërë një garë sa më të pastër që të dalim sa më të fortë. I sugjerova se data 22 nuk na jep kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë. Unë propozova që zgjedhjet të jenë në shtator. Basha tha se kjo është detyrë e sektorit organizativ. Nëse do isha në vendin e Bashës do kisha dhënë dorëheqjen. Unë do vijoj garën dhe pse ai nuk ka dhënë dorëheqjen. Unë kam kërkuar shtyrjen e tyre. Unë ndaj shqetësimin për statutin, por mendimin do e japë komisioni organizativ”- tha Selami.

Me tone miqësore, Selami tha se pak më parë i kishte sugjeruar miqësisht edhe zotit Basha që të niste më herët fushatën.

“U takova me zotin Basha. Biseda ishte që të bënim një garë të mirë dhe të dalim në më të fortë. Ne u takuam atje me simpatizantët. Unë i bëra një vërejtje shoqërore që kishte nisur vonë garën. Kjo është një garë brenda familjes. Ka për qëllim që të sjell një lidership bashkëkohor” tha Selami.
Sigal