Pronari e punëtori i vjedhin klientit të lavazhit 18 mln

440
GJIROKASTËR – Kujdes kur coni për të larë makinën në lavazh pasi mund edhe t’ju vjedhin. Kështu i ka ndodhur një 63-vjeçari nga Gjirokastra, të cilit pronari i lavazhit dhe punëtori i morën 18 milionë lekë të vjetra nga makina.
Ngjarja ndodhi vendin e quajtur si kthesa e “NSHN-së” në lavazhin e Qemal Kuçit, 29-vjeçar. Ai u arrestua së bashku me punëtorin që lan makinat, Alvaro Lila gjithashtu 29 vjeç. Ky i fundit, rezulton i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ishte 63-vjeçari me inicialet P.N i cili bëri kallëzimin në polici se i kanë vjedhur shumën prej 18 milionë lekësh të vjetra nga makina e tij tip Toyota.
Policia e Gjirokastrës sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1.2 milionë lekë të reja, ndërsa pronari dhe punëtori i lavazhos akuzohen për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’. 
Sigal